Fiorentina e West Ham përsërisin historinë, finale italo-angleze në Conference League,

Pas Ligës së Kampionëve, finale italo-angleze do të ketë edhe në Conference League.

Fiorentina dhe West Ham prenë biletën pas fitoreve në takimet e dyta gjysmëfinale, duke eliminuar respektivisht, Bazelin dhe Az Alkmaar. Vjolët hasën shumë vështirësi në transfertën zviceriane, për të siguruar finalen e Çekisë vetëm pas kohësh shtesë.

Fiorentina arriti që të shënonte fitore 2-1 në 90 minutëshin e rregullt, shifra që ishte vulosur në favor të Bazelit në duelin e parë.

Me rezultatin e përgjithshëm, 3-3, u desh shtesa për të përcaktuar finalistin në këtë duel, me Fiorentinën që arriti ta realizonte vetëm në fundin e tyre me anë të Barak. Sulmuesi u shndërrua në hero për skuadrën, pasi u hodh në fushë në fillimin e shtesës së dytë.

Një kualifikim historik për Fiorentinën, që rikthehet në finalen e Kompeticioneve të UEFA-s pas 23 vitesh, ku ka arritur në këtë fazë në 5 raste.

47 vite ka zgjatur pritja e Ëest Ham për tu rikthyer në finalen e një kompeticioni Europian. “Çekiçët” nuk hasën shumë vështirësi ndaj Az Alkmaar, duke triumfuar me shifrat 1-0 në takimin e dytë dhe kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Anglezët synojnë që të kurorëzojnë me trofeun e Conference League një sezon shumë të dobët, ku madje rrezikojnë shumë për të qëndruar në kategori në fund të sezonit.Finalja mes Fiorentinës dhe Ëest Ham do të luhet më 7 qershor në Pragë.