Finlandezët po votojnë sot për të zgjedhur presidentin e tyre të ri, pasi tensionet me Rusinë fqinje u përshkallëzuan pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Duke mbajtur një qëndrim neutral gjatë Luftës së Ftohtë, Finlanda vitin e kaluar u bë anëtari i 31-të i NATO-s.
Për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, dy figura politike finlandeze kryesojnë mes nëntë kandidatëve, sipas sondazheve: ish-kryeministri konservator Alexander Stubb dhe ish-ministri i Jashtëm Pekka Haavisto nga partia e Gjelbër. Në vend të tretë, sipas sondazheve, është kandidati i ekstremit të djathtë të Partisë Finlandeze, Jusi Hala-aho.
Qendrat e votimit hapen në orën 09.00 dhe mbyllen në orën 20.00. Marrëdhëniet midis Finlandës dhe Rusisë janë përkeqësuar ndjeshëm që nga shkurti i vitit 2022 dhe sulmi rus në Ukrainë.
Pasi fqinji i saj u bashkua me NATO-n në prill 2023, Moska ka premtuar se do të marrë masa.
Në gusht, Finlanda përjetoi një fluks emigrantësh pa viza në kufirin e saj lindor. Helsinki më pas akuzoi Moskën për orkestrimin e një krize migrantësh në pragun e saj dhe mbylli kufirin me Rusinë në nëntor.