Financimet ruse në Shqipëri? Reagon Rama: Drejtësia duhet ta hetojë më urgjencë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme në lidhje me finacimet ruse sipas tij.
Ai tha se paratë ruse në Shqipëri kanë ndikim në ekonominë e vendit duke shtuar se me këtë çështje urgjente kombëtare dhe ndërkombëtare duhet të merret drejtësia e re.
“Këto rublat paskan qenë shejtan i madh na kanë marrë shokë e shoqe në qafë, por përtej asaj që komentojmë ne, që drejtësia e re do të japi përgjigje kësaj pasi kjo është një çështje e një emergjencë të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në jemi vend i NATO-së dhe kjo përzierje me offshore e lidhje kanalesh që çojnë para në drejtim të parave që këtu duan të sjellin lirinë është problem i madh pasi drejtësia duhet ta hetojë më urgjencë.
Edhe arkat me peshk nuk duhen marrë dhe duhen dënuar, por kjo nuk është më punë peshqish por peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe procesin e zgjedhjeve duke paraqitur kandidatë dhe kandidate peshkaqenë. Drejtësia duhet të merret me këtë,” u shpreh Rama