Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Room”/Qarkullonte me armë zjarri dhe kokainë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 2 ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Room”, i fokusuar në goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni ka rezultuar në arrestimin në flagrancë të një 33-vjeçari.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Nr. 2 kanë ushtruar një kontroll në një dhomë hoteli në Rrugën e Kavajës, ku K. A. ishte akomoduar. Gjatë ndërhyrjes, ky person nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë. Në kontrollin e dhomës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar narkotike kokainë, si dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.