Fillimi i vitit të ri shkollor, Basha: Mbarësi të gjithë nxënësve dhe mesuesve

Kreu i PD-së Lulzim Bash aka uruar të gjith nxënësit, mësuesit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ju uroj nga zemra mbarësi të gjithë nxënësve dhe mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor. Urime për prindërit shqiptarë, që me punë e sakrifica ushqejnë ëndrrat për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe dashurinë për dijen”, shkruan Basha.

Kujtomë se rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend nisin sot shkollën.

70 mijë i përkasin kopshteve, rreth 100 mijë janë gjimnazistë dhe 280 mijë në arsimin 9-vjecar. Për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës rreth 29 mijë fëmijë që nisin klasën e parë.

Për herë të parë në këtë vit shkollorë, në klasë të parë janë pranuar edhe fëmijët që janë 5 vjeç por që brenda vitit do të mbushin 6.

Krahas fëmijëve në sistemin arsimor janë edhe 31 mijë mësues, ndërsa procesi mësimor do të zhvillohet në 1700 shkolla të shpërndara në të gjithë vendin.