Fifi rrëfen me lot në sy: Nëna ime shiti florinjtë që unë të bëhesha këngëtare
- 23 June, 2025
Këngëtarja e njohur Fifi, në një intetvistë emocionale ka hapur zemrën , duke ndarë për publikun rrëfime të ndjera nga rrugëtimi i saj artistik, sfidat personale dhe sakrificat që qëndrojnë pas suksesit të sotëm.
Ajo ka treguar me ndjeshmëri se hapat e parë në muzikë i ka hedhur falë një gjesti të paharrueshëm të nënës së saj, e cila nuk kurseu as florinjtë e vet për të mbështetur vajzën në ndjekjen e ëndrrës.
“E mbaj mend sikur sot kur kam nisur të bëj muzikë, kur nëna ime mori florinjtë e saj dhe i shiti për të m’i dhënë mua, që të bëhesha unë”, kujton Fifi me emocion.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ