Fier/ Sot vendoset kërkesa për lirim me kusht të Ervin Salianjit – Gjykata pret raportin e Shërbimit të Provës

Gjykata e Fierit pritet të shqyrtojë sot kërkesën për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Vendimi i gjykatës do të bazohet në raportin që pritet të paraqesë Shërbimi i Provës gjatë seancës.

Në seancën e mëparshme, është paraqitur raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, për të cilin avokati i Salianjit, Ledio Braho, deklaroi se ka qenë pozitiv.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej tetorit 2023, pasi është dënuar me një vit heqje lirie me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në çështjen e njohur si “Babale”. Ai ka deklaruar publikisht se është dënuar padrejtësisht dhe se ndaj tij është zhvilluar një proces i montuar politik.