Fier/ Shoferi i ambulancës humb kontrollin dhe aksidentohet, 33 vjeçari dërgohet në spital

Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnje – Fier. Shoferi i ambulancës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga në fshatin Vajkan.

Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është dëmtuar drejtuesi i ambulancës dhe infermjerja, shtetasja A. Ç., 33 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëa së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.