Fier/ Shiti dy herë apartamentin e tij, arrestohet 67-vjeçari

Një 67-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi akuzohet se ka shitur dy herë të njëjtin apartament. Në pranga ka rënë shtetasi Njazi Vrenozi, i cili akuzohet për veprën penale të mashtrimit.

Rasti u zbulua pasi një 45-vjeçar denoncoi në polici se apartamenti që kishte blerë në vitin 2016 nga Vrenozi ishte tashmë i banuar nga persona të tjerë.

Pas hetimeve nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, rezultoi se në vitin 2024, 67-vjeçari ia kishte shitur të njëjtin apartament edhe një 32-vjeçari.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për mashtrim, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar raste të tjera të mundshme të mashtrimit me pronat.