Fier/ Sherr me thika mes adoleshentësh, plagoset një 16-vjeçar në lagjen “8 Shkurti”

Një sherr mes adoleshentësh ka përfunduar me një të plagosur mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas informacioneve nga Policia e Fierit, rreth orës 20:00, në lagjen “8 Shkurti”, një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë si pasojë e një goditjeje me thikë gjatë një konflikti të çastit.

I riu është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij raportohet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Aktualisht, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në konfliktin që çoi në plagosjen e 16-vjeçarit.