Fier/ 68-vjeçari goditet nga treni i mallrave Fier-Vlorë, përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Levan, Fier, ku një 68-vjeçar është goditur nga treni i mallrave Fier-Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 12:40, shtetasi F. M., duke lëvizur pranë shinave, dyshohet se është goditur aksidentalisht nga shkalla e fundit e trenit. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.