Policia e Fierit ka arrestuar 20-vjeçarin Andrea Thimjo, i cili dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse një automjet tip “Benz” në pronësi të kushëririt të tij, Robert Elmazaj, në Portëz të Fierit, më 30 janar. Sipas burimeve policore, konflikti mes të dyve ka qenë vazhdues, ndërsa i dëmtuari, Robert Elmazaj, kishte bullizuar vazhdimisht 20-vjeçarin, duke shkaktuar kështu tensione mes tyre.
Thimjo ka shkuar gjatë natës te banesa e kushëririt dhe ka djegur automjetin me benzinë, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes. Pas hetimeve dhe dokumentimit të ngjarjes, policia ka arrestuar 20-vjeçarin, i cili është djalë halle i të dëmtuarit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ