Festime të përgjakshme në Paris/ Makina merr zvarrë familjen, të rinjtë djegin automjetin! Mbi 131 arrestime

Përleshje me policinë, gaz lotsjellës, fishekzjarre dhe flakëdanë.

Në Paris festimet degjeneruan në dhunë edhe para përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve midis Paris-Saint Germain dhe Interit në Mynih.

131 persona janë arrestuar nga 5,000 oficerë policie dhe xhandarë të mobilizuar për këtë rast në zona të ndryshme të kryeqytetit ku janë instaluar ekrane gjigante.

Në Grenoble, një makinë goditi një turmë njerëzish që po festonin në qendër të qytetit. Katër të plagosur, të gjithë në kod të kuq.

Sipas Le Parisien, ishte dy pika tensioni në Paris. Në Champs-Élysées, ku, siç shkruan prefektura, “tifozët problematikë kërkojnë një incident” dhe vazhdimisht bien në kontakt me policinë.

Ndërsa në Porte de Saint-Cloud, një makinë u dogj dhe disa të rinj,  përpara se të largoheshin nga policia.