Festë tragjike në futboll/ Tifozët shembin tribunën për titullin kampion, 3 viktima dhe qindra të plagosur

Festimet e tifozëve të Mouloudia për fitimin e Kampionatit të Algjerisë në fund u shndërruan në tragjedi, pasi një kangjella u shemb dhe numri i të vdekurve është tre dhe i plagosur më shumë se 70.

Barazimi 0-0 kundër Magrës i dha titullin Muloundias, tifozët e së cilës kishin mbushur tribunat dhe kishin filluar të festonin fitimin e kampionatit. Megjithatë, festimet shpejt u shndërruan në lot.

Siç raportohet nga mediat vendase, një kangjella mbrojtëse në njërën nga tribunat e stadiumit u shemb dhe shumë tifozë ranë, duke rezultuar në tre vdekje dhe më shumë se 70 të plagosur.

Shifrat konfirmohen edhe nga Qeveria Algjeriane, me anulimin e festës së trofeut dhe lojtarët e ekipit, së bashku me trajnerët, që shkojnë menjëherë në spitale për të dhuruar gjak, në mënyrë që të plagosurit të shpëtohen.