Festë pa fitues, Milan e Inter ndalin njëra-tjetrën në garën për titull

Interi ka arritur të barazojë me Milanin në derbin e qytetit duke barazuar me shifrat 1-1. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Reijnders, por De Vrij ishte ai që barazoi në minutat e fundit të takimit.

Ky barazim e mban ekipin zikaltër në vendin e dytë, larg Napolit kryesues, ndërsa Milanin në vendin e tetë të renditjes me 5 pikë larg zonës Champions.