Festa e Pavarësisë, Meta: Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simboli që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në Ditën e Pavarësisë ka uruar shqiptarët për këtë ditë të rëndësishëm.

‘Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit që bashkon të gjithë shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin! Nderimin më të thellë për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës dhe veprës së ndritur të shumë patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!’- shkruan Meta.