Festa e “Fitër Bajramit”, Presidenti Begaj uron besimtarët: Agjërim të pranuar për të gjithë!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Në mesazhin e tij, Begaj uron shqiptarët dhe familjet e tyre që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!

MESAZHI I PLOTË:

Gëzuar Fitër Bajramin!

Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!

Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, paqtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit.

Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!