Në ditën e Festës së Abaz Aliut, kryeparlamentarja Spiropali, përshëndet pelegrinët në Malin e Shenjtë të Tomorit: Vlerat bektashiane të mirësisë, shëndetit e paqes t’i bëjmë pjesë të jetës sonë.
“Sot, në ditën e Festës së Abaz Aliut, shenjtit të adhuruar të besimtarëve bektashianë, përshëndes pelegrinët që janë ngjitur në Tyrben e Abaz Aliut dhe Teqenë e Kulmakut, në Malin e Shenjtë të Tomorit.
Qindra mijëra pelegrinë, besimtarë bektashianë, por edhe të të gjitha besimeve, qytetarë nga Shqipëria, diaspora dhe bota, çdo fundgushti në datat 20-25, ngjiten, festojnë e gëzojnë në Olimpin shqiptar.
Ky kremtim fetar është shndërruar tashmë në një koncert të madh popullor besimi, gëzimi, përkushtimi, shprese e mbrothësie.Prej Baba Tomorit shpërndahen mesazhe mirësie, shëndeti e paqeje. Le t’i bëjmë këto vlera të komunitetit bektashian pjesë të vlerave e të jetës sonë.”