Festa e “8 Marsit“, LDGSH organizon sot protestë para Kryeministrisë

Partia Demokratike ka njoftuar se sot do të zhvillohet një protestë para Kryeministrisë.

Sipas njoftimit nga selia blu thuhet se protesta do të oganizohet nga Lidhja Demokratike e Gruas në PD dhe vjen në kuadër të 8 Marsit.

Protesta do të zhvillohet në orën 10:00 nën moton Protestojmë për të Drejtat Tona.