Festa e “8 Marsit“, kryedemokrati dhuron trëndafila të bardhë për zonjat e shkodrës dhe këndon “Luleboren“

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me gratë demokrate të qarkut Shkodër.

Berishi i priti në selinë e PD-së gratë dhe vajzat e qarkut Shkodër dhe teksa bashkëbisedoi me to tha se martirja e parë në Shkodër është nëna që u muros në kalanë e Rozafës.

 

NJOFTIM PËR SHTYP

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gra dhe vajza të qarkut Shkodër. Berisha e cilësoi vendimtar rolin e grave dhe ish të përndjekurve në përmbysjen e regjimit dhe nisjen e proceseve demokratike në Shqipëri, teksa theksoi se shqiptarët me votë të lirë do të mbrojnë pluralizmin. Berisha tha se martirja e parë në Shkodër është nëna që u muros në kalanë e Rozafës. Për kryetarin e PD, Shkodra në dekada do mbetet simbol i qëndresës për dinjitet, ndërkohë argumentoi se qeveria Rama prej 10 vitesh e ka izoluar metropolin verior në aspektin e investimeve.
Në përfundim të takimit, kryedemokrati vendosi tu dhuronte trëndafila të bardhë zonjave shkodranë, teksa së bashku kënduan këngën “Lulebore”.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Check Also

I akuzuar për trafik droge/ Dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije përmes një njoftimi se Paul Deda, Leonidha Sejdiaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *