“Ferri do shpërthejë në Lindjen e Mesme nëse…”, deklarata e Trump: Unë e shpëtova NATO-n
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ai “shpëtoi NATO-n” dhe ka bërë thirrje për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare, duke sugjeruar që ato të arrijnë në 5% të GDP-së së secilit vend.
“Po të mos isha unë, NATO nuk do të ekzistonte sot. Kam mbledhur mbi 680 miliardë dollarë nga vendet që nuk po paguanin detyrimet e tyre. Unë e shpëtova NATO-n, por ajo po përfiton nga SHBA,” tha Trump gjatë një interviste për mediat.
Trump gjithashtu përmendi rëndësinë strategjike të kontrollit të SHBA-së mbi Grenlandën dhe Kanali i Panamasë. Ai sugjeroi se Danimarka duhet të heqë dorë nga Grenlanda për “sigurinë e botës së lirë”.
“Ne kemi nevojë për Grenlandën për arsye të sigurisë kombëtare. Danimarka duhet të kuptojë që kjo është më e rëndësishme për botën e lirë. Njerëzit as nuk janë të sigurt nëse Danimarka ka të drejtën ligjore mbi Grenlandën,” tha ai, duke lënë të hapur mundësinë e veprimeve më të ashpra.
Trump gjithashtu paralajmëroi për përkeqësimin e situatës në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se “i gjithë ferri do të shpërthejë” nëse pengjet amerikane nuk lirohen para se ai të rikthehet në detyrë më 20 janar.
Në përfundim, ai komentoi edhe situatën politike në Kanada, duke sugjeruar me humor se ky vend mund të bëhet “shteti i 51-të i SHBA-së”.