Ferrari legjendar i Michael Schumacher shitet për çmimin rekord

Në një ankand të zhvilluar më 24 maj, makina ikonë e Formula 1, Ferrari F2001, e përdorur nga kampioni i madh Michael Schumacher, u shit për shifrën rekord prej 15.9 milionë euro.

Kjo makinë me një vend dhe motor V10, që peshon vetëm 600 kilogramë dhe prodhon 825 kuaj fuqi, ka shënuar historinë e garave, duke i dhënë Schumacher titullin botëror në vitin 2001.

RM Sotheby’s organizoi këtë ankand ku kjo makinë, e konsideruar si një nga më të bukurat në historinë e Formula 1, tërhoqi vëmendjen e shumë koleksionistëve dhe entuziastëve të automobilizmit.

Ferrari F2001 mbetet një simbol i madhështisë dhe inovacionit në botën e garave me makina.