Fero martohet sërish! Partnerja e re, modele dhe kopje e Arbenitës

Reperi i njohur Fero ka bërë të ditur se është martuar për herë të dytë. Në fotot e publikuara, shihet se bashkëshortja e tij e re nuk është e mbuluar, ndryshe nga periudha kur ai ishte tërhequr nga muzika dhe i përkushtuar ndaj fesë.

Ndërkohë, emisioni “Prive” ka zbuluar edhe një imazh të saj, duke vënë në dukje një ngjashmëri të madhe me ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli.


Ashtu si Arbenita, edhe partnerja e re e Feros është me profesion modele, duke bërë që krahasimet mes tyre të jenë të pashmangshme. Reperi ende nuk ka dhënë detaje të tjera mbi martesën apo identitetin e bashkëshortes së tij të re.