Fero dhe Arbenita paraqiten në Gjykatë, reperi e akuzon për …
Reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero, dhe ish-bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, janë paraqitur sot në Gjykatë.
Seanca gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura për mediat. Mbrojtja e reperit nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe nuk ka ofruar detaje lidhur me natyrën e seancës. Prej disa muajsh, Fero dhe Arbenita janë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kujdestarisë së vajzës së tyre.
Reperi e ka akuzuar ish-partneren se ka shkelur në mënyrë të përsëritur marrëveshjen për kujdestari, duke theksuar se kalojnë muaj pa pasur mundësinë ta shohë të bijën.
Këtë ai e ka shprehur disa herë në daljet e tij publike, si dhe në këngën e tij rikthyese në industrinë muzikore.