Fermerët në radhë për naftën falas, 20 mijë aplikime, vetëm 6 mijë karta

Dhjetera fermerë të ardhur nga fshatrat e Fierit, Gjirokastrës, Vlorës dynden çdo ditë dyer e Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor me qendër të Lushnje.

Sot ata hapën me forcë derën e agjencisë duke akuzuar për korrupsion.

Të indinjuar fermeret shprehen se kanë aplikuar për naftë, janë shpallur fitues, por kartat e naftës ende nuk i kanë marrë.

Kjo situatë është krijuar për shkak të kërkesave të shumta të fermerëve për tërheqjen e kartave të naftës dhe mungesës së sporteleve. Janë vetëm 3 punonjës për dhjetëra fermerë që kanë probleme me dokumentacionin dhe detyrohen të kthehen disa herë në zyrat e bujqësisë.