Femra shqiptare ‘lkonë’ e vetëvrasjes!

 

Dhe rutina vazhdon…Sërish tjetër humbje jetësh rast fatal që ashtu si herët e tjera kulmon me figurën e femrës, atë të famëkeqes shqiptare që humbja e saj tashmë nuk thotë më asgjë, thjeshtë bën bujë vetëm pak ditë dhe më pas mbulohet me pluhurin e harresës…

Alma së bashku me 3 fëmijët e saj në vend të shtëpisë së zhurmshme me skena dhune sot vendosi të jetë ‘banore’ e ujërave të lumit, dhe ato të pamëshirshme, me dallgët e tyre i gllabëruan menjëherë krijesat e bukura, të pafajshme dhe nuk ‘pranojnë’ tua ‘dorëzojnë’ as palombarëve dhe forcave të RENEA-s që po i kërkojnë ditë e natë. Akoma më të pamëshirshëm janë sot qeniet njerëzore që më të akullta se ujërat e lumit nuk duan ta dinë as për vdekjen e fëmijëve të tyre dhe ata të tjerët që për dhunën zgjedhin thjeshtë të heshtin…
Në ç’anë kemi rënë kaq keq? Edhe sa do të arrijë skandali i njerëzimit ku dhuna dhe nëpërkëmbja e femrës mbeten si sëmundje kronike e burrave shqiptarë?

Dhe sa do të vazhdojë heshtja për dhunën? Ku janë institucionet, hapat e ndërmarra?

Apo thjesht RUTINA vazhdon…