Qendra rinore “Perspektiva” zhvilloi një takim ku prezantoi “Safebook”, një manual për të ndihmuar të rinjtë si të jenë të sigurt në rrjetet sociale.
“Safebook” trajton temat e bumit teknologjik të viteve të fundit, si dhe trajton anët negative të lundrimit në internet.
Bullizimi kibernetik, abuzimi me substancat narkotike, dhuna mes adoleshentëve dhe dhuna dhuna psikologjike janë disa nga fenomenet që janë shfaqur në vitet e fundit.
Në këtë takim u trajtua si të ndihmojnë të rinjtë që të fokusohen më shumë në arritjet e tyre akademike.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesja e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Era Gjata, psikologia klinike Irma Gjozi, përfaqësuesi i shoqërisë civile Andi Rabiaj dhe moderatorja Aida Topalli.
“Të vendosim fokusin tek rëndësia e që të rinjtë i japin arritjeve akademike, pra të përpiqemi të gjithë së bashku që të ndërtojmë të rinj që shkollimin e shohin si një armë për të ndërtuar jo vetëm të ardhmen, por dhe për të sjellë ndryshimin në shoqëri. Siç po përpiqemi të bëjmë dhe ne një ndryshim të vogël, qoftë edhe sensibilizues me këtë takimin që kemi sot. Të përpiqemi gjithashtu që të krijojmë të rinj që kanë një stil të shëndetshëm jetese”, tha Gjozi.
“Rinia duke qenë dhe grupmosha që e përdor më shumë është për pasojë dhe më e prekura nga të gjitha pasojat negative që interneti, sidomos nga na tjetër për ato që janë të prekshme në jetën tonë fizike apo të përditshme siç mund të jetë konsumi i lëndëve narkotike”, tha gazetarja Aida Topalli.
“Këtë vit kemi pasur një numër të shtuar raportimesh, kjo ka ardhur dhe falë takimeve ndërgjegjësuese që ne kemi bërë në shkolla, por nga 220 raportime që kanë ardhur në platformën tonë nga Janari deri në Nëntor kanë qenë 110 raportime për bullizmin kibernetik,”- tha Gjata.