Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në reanimacion në një spital privat në Tiranë

Që prej ditës së enjte ish kryesocialisti Fatos Nano ndodhet në një spital privat në Tiranë për shkak se gjendja e tij është përkeqësuar. Burime për bëjnë me dije se ish kryeministri u mor me ambulancë ditën e enjte në shtëpinë e tij pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

Aktualisht ai është i intubuar në reanimacion ndërsa gjendja e tij, fatmirësisht është drejt përmirësimit.