Fati dhe rregullorja kualifikojnë Flamurtarin në finalen play-off, sfidojnë Korabin

Përballja mes Flamurtarit dhe Korabit do të përcaktojë edhe rivalin e pozicionit play-out në Kategorinë Superiore.

Pas një sezoni me shumë ulje ngritje në kategorinë e parë, dy ekipet siguruan finalen e madhe që do t’i jap një mundësi për të shpresuar ngjitjen në elitën e futbollit tonë.

Vlonjatët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Apolonisë, por kaluan më tej pasi ishin renditur më mirë në sezonin e rregullt. Një rregull që i buzëqesh kështu skuadrës së Diego Longos, që tashmë duhet të bëj llogaritë me Korabin për të shpresuar më pas tek rikthimi në Superligën shqiptare.

Skuadra fierake kishte mundësinë e artë për të fituar, por gabuan nga pika e bardhë e penaltisë, me portierin Kuka qw neutralizoi goditjen dhe kualifikoi Flamurtari në raundin tjetër.

Skuadra dibrane bëri surprizën e madhe në Berat, teksa triumfoi 1-0 përballë Tomorrit. Keko shënoi golin e fitores dhe atë që i jep shpresa Korabit për ngjitjen. Ekipi që fiton këtë duel do të sfidojë më pas vendin e 8-të të Superligës shqiptare për të përcaktuar edhe skuadrën që do jetë pjesë e elitës në sezonin e ardhshëm.

Ndërkaq, fitorja minimale 1-0 ndaj Valbonës i shërbeu Lushnjës për tu konfirmuar edhe për sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Për lagunorët shënoi Pepa, duke prishur ëndrrën e Valbonës për të shkruajtur historinë për tu ngjitur në Kategorinë e Parë.