Faqja që denigronte vajzat minorene në Korçë mbyllet pas kallëzimit, një 15-vjeçare tentoi vetëvrasjen

Fale reagimit mediatik e kallëzimit të kryer nga ana e drejtorisë arsimore të Korçës, faqja në rrjetet sociale që kishte për qëllim denigrimin e figurës së vajzave minorene të qytetit juglindor është mbyllur.

Video të papërshtatshme dhe mesazhe ofenduese ndaj tyre shkaktoi atë që njëra nga vajzat 15 vjeçare të tentonte vetëvrasjen

Ishte Replika.al ajo që reagoi fillimisht duke ngritur problemin serioz i cili shqetësonte jo pak persona në juglindje ndërsa krimi kibernetik po arrin drejt autorëve