Familjarisht në gjykatë, Malltezi dhe Berisha kërkojnë ndryshime mase

Këtë të hënë në orën 11 gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e Sali Berishës për të dalë nga arresti i shtëpisë.

Seanca ishte parashikuar të mbahej disa ditë më parë por për shkak se gjyqtarja ishtë në një tjetër proces, seanca u shty.

Avokatët e Sali Berishës, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë përgatitur argumentet e tyre të cilët do ti drejtohen gjykatës për zbutje mase sigurie për ish-kryeminsitrin.

Ndërkohë seanca për Jamarbër Malltezin do të mbahet në orën 12:00.