Familjarët e tyre të thirrur nga SPAK/ Altin Dumani raporton “para” Olta Xhaçkës dhe Eduard Ndrecës!
Teksa kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani po raporton këtë të martë në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor për punën e SPAK gjatë vitit 2023 siçshihet dhe në foto një prej anëtarëve të këtij komisioni është edhe ish-ministrja dhe deputetja socialiste Olta Xhaçka, e cila qëndron e ulur nga krahu i socialistëve.
SPAK është duke hetuar çështjen e bashkëshortit të Xhaçkës, ish-deputetit socialist Artan Gaçi, i cili u shpall investitor strategjik për të ndërtuar resortin “Dreamades Luxury Suites” në fshatin Gjilekë të Himarës.
Por, prona ku do të ndërtohej resorti rezultoi me letra të falsifikuara dhe është sekuestruar e gjitha nga SPAK.
Për këtë çështje, SPAK ka arrestuar ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe disa zyrtarë të nivelit të ulët të Bashkisë, teksa Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi vazhdojnë të mbeten të paprekur edhe pse kanë dëshmuar disa herë në Prokurorinë e Posaçme.
Xhaçka akuzohet nga opozita se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.
Përveç Xhaçkës edhe deputeti tjetër i PS-së Eduard Ndreca është i parnishëm në sallë, pasi edhe ai është pjesë e Komisionit Ligjeve dhe po ndjek nga afër raportimin e Altin Dumanit ku po prezanton punën e bërë nga institucioni që ai drejton përgjatë vitit të kaluar është degjeses se raportit të Spak.
Por ajo që bie në sy është se vëllai i deputetit Armando Ndreca dhe djali i xhaxhait të tij, Elvis Ndreca janë arrestuar pak ditë më parë në kuadër të operacionit të fundit të ndjekur nga vetë Altin Dumani dhe Alfred Shehu.
Dyshohet se Armando Ndreca është i përfshirë në kultivim dhe Elvis Ndreca në sigurim kushtesh.