Familja Glazer nuk bindet, Manchester United ‘ngel’ pa u shitur

Manchester United nuk do të ndryshojë pronarë të paktën për momentin.

Askush nga biznesmenët që kishin shfaqur interes nuk ka arritur të që të bind me ofertën financiare, duke mbajtur ende në ajër të ardhmen e anglezëve.

Familja Glazer pretendon të paktën 7 miliardë euro nga kjo shitje, diçka që për momentin nuk kanë arritur ta bëjnë asnjëra prej dy kompanite të interesuar. Sheiku i Katarit, Jassim ka kryer takime të vazhdueshme me drejtues të klubit dhe është i gatshëm për të blerë të gjithë aksionet e klubit.

Ndërkaq, situatë e ndryshme sipërmarrësin britanik Ratcliffe. Pavarësisht se një nga njerëzit më të pasur në Britani, ai negocion për të blerë vetëm pjesën e zotëruar nga familja Glazers 69%.

Në rast se nuk binden nga ofertat, pronarët e Manchester United janë të gatshëm për të përfshirë të tjerë aksionerë në minorancë për të dërguar lart klubin. Një situatë që duket se nuk ka ndikuar aspak në fushën e lojës, pavarësisht se shitja e aksioneve të klubit përflitet që prej muajve të vjeshtës.

“Djajtë” janë në garë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm përmes kampionatit, teksa në Europa League kanë siguruar biletën për në çerekfinale.