Të frikësuar dhe të tmerruar nga ngjarja e një dite më parë, familja e Licit ka vendosur që të mos presin njerëz për ngushëllime në banesën e tyre.
Hamza Lici do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00, ndërsa Arlind Bushati i cili la jetimë dy fëmijë të mitur, do t’i jepet lamtumira e fundit në orën 14:30.
Rreth orës 15:50 të ditës së djeshme (30 tetor), në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, 3 persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të mjetit tip “Benz” me të cilin po qarkullonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ