Familja e Michael Schumacher merr lajmin e mrekullueshëm! Nuk mungojnë urimet nga ish-skuadra e legjendës gjermane
Një lajm i mrekullueshëm ka mbushur me gëzim familjen e Michael Schumacher, pasi vajza e pilotit legjendar të Formula 1, Gina, ka njoftuar lindjen e djalit të saj, Millie. Ajo e shpalli lajmin me një postim emocionues në Instagram, ku shkruante: “Mirë se erdhe në botë, Millie. Të lindur më 29 mars, zemrat tona janë më të mbushura se kurrë. Jemi shumë të bekuar që të kemi në jetën tonë.”
Lajmi ka sjellë një valë urimesh nga të gjithë ata që kanë qenë të lidhur me Michael Schumacher gjatë karrierës së tij, duke përfshirë ish-ekipin e tij, Mercedes, dhe nëna e pilotit të Formula 1, Max Verstappen.
Gina, 28 vjeç, ka zbuluar se ishte shtatzënë menjëherë pas martesës me partnerin e saj, Iain Bethke, në një ceremoni që u zhvillua në vilën e tyre në Majorca vitin e kaluar. Gjatë dasmës, pati spekulime se Michael Schumacher, i cili ndodhet në një periudhë të gjatë shërimi, mund të kishte qenë pjesë e ngjarjes.
Ky lajm ka sjellë një gëzim të madh për familjen Schumacher dhe të gjithë fansat e Michael, të cilët e kanë mbështetur gjatë periudhës së tij të vështirë pas aksidentit të tij në vitin 2013.