Familja e Alma Arrazit flet pas ngjarjes tragjike: Ajo pa videot e 18 vjeçares në telefonin e burrit!

Teksa në Bunë dhe në Drin vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupave të Alma Bushati Arrazit dhe djalit të saj 3-vjeçar, gjithmonë me një fije shprese se ata nuk kanë patur të njëjtin fat si dy vogëlushet, 9-vjeçarja që u gjet nga peshkatari Safet Hasani, mbrëmjen e 4 majit në zonën e njohur si Derragjat (një pjesë e vazhdës së lumit Buna, në afërsi të guroreve, rrugës së Velipojës) dhe 8-vjeçarja që u gjet ditën e sotme.

Në media e kudo, flitet dhe hidhen hipoteza, të dhëna e detaje që dalin si me grimca, herë nga zyrat e Policisë së Shtetit, herë nga ato të Prokurorisë e herë-herë nga persona të afërt e të njohur të familjes Arrazi e Bushati.

Vox News udhëtoi në periferi të Tiranës për të takuar nga afër familjarët e 39-vjeçares, babain e saj Azem Bushatin dhe motrën, Gentën.

Të pashpresë për ndonjë të dhënë të re në lidhje me fatin e motrës dhe nipit, por të traumatizuar nga ky vendim i Almës.

Ata, sidomos e motra, ishin në dijeni të të gjitha situatave që kishin ndodhur brenda 4 mureve ku jetonte Alma, Ergysi dhe 3 fëmijët e mitur.

Gjithçka kishte nisur shumë kohë më parë. Kur Ergysi krijon një lidhje jashtëmartesore me një vajzë shumë më të re se ai. Lidhje e cila vetëm sa u mor vesh nga bashkëshortja dhe u ndërpre. Por kulmi do të ishte një tjetër lidhje e krijuar nga 31-vjeçari, me një vajzë 18 vjeçare, duke bërë një jetë të dyfishtë.

Motra e Almës, Genta ishte prej kohësh në dijeni të jetës që bënte bashkëshorti i saj, por shtoi se 39-vjeçarja kishte vendosur ta pranonte për hir të dashurisë dhe për hir të fëmijëve.

Genta e përshkruan kunatin e saj, Ergysin,  si një njeri të çuditshëm. Ndryshe kishte marrëdhënien me bashkëshorten, e ndryshe kishte marrëdhnien me fëmijët. Ai, sipas të gjithë familjes Bushati, i donte shumë ata.

Por dashuria për të shoqen ishte zbehur ndër vite. Jashtë kamerave, babai i Almës, Azem Bushati, thekson:

“I thashë vajzës sime, ti po e shikon që ai nuk të do më. Lëre të vazhdojë jetën e tij dhe ti vazhdo tënden. Por ajo më tha se nuk mundej ta merrte një vendim të tillë, pasi nuk vijmë nga një familje që ja bëjmë merr një e lësho një. Ne jemi mësuar që të vdesim me atë që martohemi. I thashë që bën mire të marrësh një hap sa nuk është vonë, pasi histori të tilla, nuk përfundojnë mirë”.

Mesa duket babai ka parandjerë një fund të hidhur.

Kohëve të fundit, sipas dëshmisë së Gentës, e motra kishte përjetuar stres, të shkaktuar nga lidhja që i shoqi kishte me një vajzë tjetër.  Madje ndër bisedë tregon për ardhjet e saj në Tiranë, dhe se si Ergysi, sa herë që largohej ajo së bashku me fëmijët, vinte dhe e kërcënonte, duke i thënë:

“O më nxirr fëmijët o ju vrava të gjithëve”, thonte ai.

E megjithatë, përtej këtyre sfidave, Alma kishte vendosur të rikthehej përsëri. Dhe të vazhdonte të qëndronte në shtëpinë e  një njeriu që nuk e donte dhe respektonte.

Së fundmi ata jetonin në dhoma të ndara. Ndërsa ka patur jo pak raste, sipas asaj që Alma  i rrëfente së motrës, që Ergysi e ofendonte dhe e fyente.

Kulmi kishte arritur muajin e fundit, kur në telefonin e bashkëshortit, kishte gjetur videot me 18-vjeçaren, me inicialin A.

Për lidhjen e Ergysit kishin qenë në dijeni të gjithë familjarët e tjerë të tij. Madje edhe kunata që ishte e fundit që takoi në kafene, Alma.

Në një bisedë që ka pasur me Gentën, nusja e vëllait të Ergysit, i  ka treguar se si në momentin e fundit, përpara lokal “Panorama”, kaloi Ergys Arrazi së bashku me të dashurën. Gjë që mesa duket ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shpirtërore të Almës. Duke e dërguar ndoshta edhe drejt një vendimi fatal.

Por si mësuan familjarët për zhdukjen e Almës me fëmijët?

Genta: “Ishte ora 22 e datës 1 maj, kur Eri (Ergysi) më mori në telefon dhe më pyeti nëse im vëlla ka marrë Almën për të shkuar në Durrës. E pyeta pse a nuk ka ardhur Alma në shtëpi. Më tha jo. Menjëherë mora tim vëlla dhe mu përgjigj nipi. E pyeta nëse ka ardhur halla dhe më tha jo.

Pyeta edhe vëllain nëse kishte folur me të. Provova ta merrja në telefon dhe telefoni i dilte i fikur. Nuk ka ndodhur asnjëherë që Alma  të rrijë gjatë pa folur me mua. Vetëm atë ditë kemi folur më pak se çdo here tjetër. Vetëm atë ditë kemi folur më pak se çdo herë tjetër. Qëndrova më kontakt të vazhdueshëm me kunatin. Pyetëm këdo nga të afërmit tanë dhe askund nuk kishte shkuar. Insistova të bëhej kallëzim, por ai nuk donte. “Lëre se do të bëhemi gazi i botës më tha”. Unë nuk duroja dot më. Vesha këpucët dhe u nisa për Shkodër. Ai nuk donte të bënte kallëzim. Dhe nuk e kuptova gjendjen e ftohtë të tij. Mirë motrën time nuk e donte, po për fëmijët. Ne në atë moment duhet të ishim të bashkuar, jo të ishim si armiq me njëri tjetrin.”

Familjarët akuzojnë tërthorazi dhe bëjnë fajtor vetëm një person, Ergys Arrazin. Sjellja e tij, sipas tyre me të motrën ka qenë shumë vulgare.

Kohëve të fundit, Ergys Arrazi, sipas të thënës së Gentës, nuk dërgonte më asgjë në shtëpi.

“Motra ime dhe fëmijët kanë ikur të pangopur me bukë. Sa herë që flisja më thonte se po hamë këto që kanë ngelur nëpër rrënxa raftesh. Ndërsa ai vetë rrinte në lokalet më të shtrenjta të Shirokës.”

Check Also

Dyshohet se pësoi arrest kardiak, gjendet pa shenja jete një burrë në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *