Falsifikimi i pronave, nis seanca për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, akuzohet për dy vepra penale

Nis seanca në themel për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë.

I pranishëm në sallë është Jorgo Goro, i cili u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar.

Prokurori i çështjes Olsi Dado tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros. Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Bashkë me Jorgo Goron, nis gjykimi me të njëjtën procedurë edhe për ish zyrtarët e tjerë të bashkisë Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, ndërsa ish-kreu i kadastres Vlorë Bilbil Aliaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.

Për këtë të fundit, Gjykata vendosi ndarjen e çështjes.