“Falja më riktheu qetësinë” – Elia Zaharia flet pas ndarjes nga Princ Leka: Kalova një periudhë komplekse…

Elia Zaharia ka folur për herë të parë për periudhën pas ndarjes nga Princ Leka, gjatë një interviste në emisionin “Rudina”. Aktorja tregoi se falja ka qenë hapi më i rëndësishëm për të gjetur qetësinë shpirtërore pas një periudhe që e përshkroi si komplekse dhe sfiduese.

“Do ta përmbledh me një fjalë, Rudina: dimensionin e faljes. Kjo për mua nuk ka çmim,” – u shpreh Elia, duke shtuar se ndonëse e vështirë, kjo kohë ka qenë ndriçuese për jetën e saj.

Ajo foli me emocion edhe për mbështetjen që ka marrë nga familja, duke theksuar rolin e prindërve në rrugëtimin e saj personal. “Prindërit e mi nuk janë thjesht familja ime, por miqtë e mi më të ngushtë. Me ta mund të ndaj gjithçka,” – u shpreh Elia, duke shtuar: “Duhet t’i falënderojmë dhe t’i duam sa janë pranë nesh.”

“Dua që vajza ime të rritet në një ambient të mbushur me dashuri dhe qetësi shpirtërore. Është e vetmja gjë që ka rëndësi për mua,” – tha Elia.

Elia dhe Princ Leka njoftuan ndarjen e tyre në janar të vitit të kaluar. Megjithëse në fillim u komunikua si një ndarje e qetë, më vonë në media qarkulluan pamje që tregonin një përplasje fizike mes tyre.

Pas një viti proces gjyqësor, Gjykata e Tiranës shpalli Princ Lekën fajtor për dhunë në familje, duke e dënuar me 8 muaj burg, dënim që u konvertua në 16 muaj shërbim prove. Elia Zaharia u shpall e pafajshme.