“Faleminderit Elon ….”/ Hakerohet profili i Giorgia Melonit në Instagram
Për disa minuta, Giorgia Meloni nuk posedonte profilin e saj në Instagram, i hakuar nga persona anonimë që publikonin postime dhe video në lidhje me kriptovalutat.
Profili i Giorgia Melonit në Instagram është hakuar. Mbrëmjen e së dielës së 17 marsit, faqja zyrtare e Kryeministres në Instagram, e cila numëron mbi 2.6 milionë ndjekës, u bë viktimë e një sulmi që çoi në publikimin, në disa raste, të postimeve në lidhje me kriptovalutat. “Faleminderit Elon, Bitcoin falas”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë në profilin e kryeministres, i cili para se të hiqej kishte arritur mbi 400 pëlqime. Nuk është hera e parë që profili i një politikani të lartë përfundon në kthetrat e kriminelëve online, por fatmirësisht në rastin e Melonit gjithçka u zgjidh brenda pak minutash.
Si ishte e mundur që sulmuesit kibernetikë arritën të zotëronin kaq shpejt profilin e kryeministrit? Arsyet mund të jenë të shumta dhe sigurisht që përgjegjësit do të analizojnë atë që ndodhi dhe do të ndryshohen tërësisht të gjithë çelësat e aksesit në profilet sociale të kryeministrit për të shmangur sulme të mëtejshme të këtij lloji.
Për më tepër, në postimin e publikuar në profilin e Melonit, u raportua një tweet i modifikuar qartë nga Elon Musk, me ndërfaqen e vjetër të rrjetit social, tashmë X, dhe datë 28 shkurt. Në të ashtuquajturin mesazh me të cilin CEO i Tesla njoftoi dhuratën e 5 mijë Bitcoin dhe Ethereum, ishte futur një lidhje e cila, me shumë gjasa, çoi në një faqe mashtrimi.