Fadil Fazliu del para gjykatës, kërkon pafajësinë

Fadil Fazliu është paraqitur për herë të parë para trupit gjykues në Hagë.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës që rëndojnë ndaj tij.

“Deklarohem i pafajshëm. Kam biseduar me avokatin një orë e diçka po unë jam i pafajshëm. Deklarohem i pafajshëm”, tha Fazliu.

Avokati i Fadil Fazliut, Michiel Pestman tha se ai dhe klienti i tij do të marrin pjesë fizikisht në sallën e gjyqit. Ndërsa, prokurori parashtroi se do të jenë ë gatshëm për këtë seancë dhe po ashtu edhe ata do të jenë të pranishëm fizikisht.

Gjyqi i radhës do të jetë me 17 dhjetori 2024, duke filluar nga ora 14:00.

Ndryshe, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK të premten më 6 dhjetor në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë e cila pritet të mbahet të hënën me 9 nëntor.