EXPO ALBANIA, Rama fton të rinjtë të konkurrojnë për Garën Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore

Faza e parë e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për EXPO ALBANIA do të qëndrojë e hapur deri në 12 shkurt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama u bën thirrje të rinjve dhe profesionistëve që të aplikojnë me propozime përkatëse.

“Vijon të jetë e hapur deri më 12 shkurt thirrja e fazës së parë të Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për EXPO ALBANIA, ku çdo profesionist mund t’i përgjigjet kësaj thirrjeje duke dorëzuar propozimet përkatëse.

EXPO ALBANIA, është menduar si një qendër ekspozimi shumëfunksionale që pritet të rrisë ndjeshëm vizibilitetin e Tiranës, dhe gjithë Shqipërisë, si një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave tregtare, takimeve në shkallë të gjerë dhe evenimenteve të tjera, duke e konsoliduar më tej reputacionin e kryeqytetit si një nyje e rëndësishme në rajon dhe në nivel ndërkombëtar”, shkruan Rama.