Exit pollet në Rumani: Nicusor Dan drejt fitores presidenciale, mposht kandidatin e ekstremit të djathtë
Kryetari aktual i Bashkisë së Bukureshtit, Nicușor Dan, është në prag të fitores në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas exit polleve të publikuara pas mbylljes së votimit.
Sipas këtyre të dhënave paraprake, Dan ka marrë 55% të votave, duke lënë pas kandidatin e ekstremit të djathtë, George Simion, i cili ka siguruar 45% të votave. Zgjedhjet presidenciale të së dielës shënuan një pjesëmarrje të lartë prej 64.5%, ndjeshëm më e lartë se ajo e raundit të parë, që ishte 53%.
Në fjalimin e tij të parë pas publikimit të rezultateve paraprake, Dan falënderoi qytetarët për angazhimin e tyre dhe për zgjedhjen që, sipas tij, reflekton pjekuri demokratike dhe dëshirë për ndryshim. “Rumunët zgjodhën dialogun në vend të urrejtjes,” tha ai, duke theksuar nevojën për reforma të thella dhe ndërtimin e një shoqërie më të qëndrueshme institucionalisht.
Rezultatet zyrtare pritet të publikohen nga Autoriteti Qendror Zgjedhor në orët në vijim.