Europol godet rrjetin e kokainës, të përfshirë dhe shqiptarë. Sekuestrohen 48 mln €
Ka përfunduar me sukses operacioni i koduar “La Pampa” që ka çuar në goditjen e rrjetit të trafikut të drogës nga Ekuadori drejt BE-së.
Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili thotë se në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar, janë arrestuar 31 persona në Spanjë dhe Ekuador, janë sekuestruar 25 automjete, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë rreth 13 milionë euro dhe afro 3 milionë cash në valuta të ndryshme dhe pasuri të sekuestruara me një vlerë totale prej rreth 48 milionë euro.
“Bashkëpunimi gjithmonë më i fortë dhe suksesshëm me agjencitë e bashkëpunimit policor, EUROPOL dhe INTERPOL, është tregues i qartë i besueshmërisë dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, cilësi tashmë të njohura dhe të vlerësuara edhe nga këto organizata partnere”-shkruan mes të tjerash Balla.