Euro shënon tjetër rritje të fortë, kthehet pranë 105 lekëve

Agjentët e tregut shprehen se të gjitha bankat tregtare kanë dalë në blerje të valutës, duke shtuar kërkesën dhe duke e rritur kursin me ritme të larta.

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një tjetër rritje të fortë ditën e enjte.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye në vlerën e 104.87 lekëve, në rritje me 2.65 lekë krahasuar me ditën e djeshme dhe me 4.38 lekë krahasuar me minimumin historik prej 100.49 lekëve që u arriti të enjten e kaluar.