Etapa e katërt e turit çiklistik, triumfon një britanik

Përfundon etapa e katërt e Rrethit të 82-të Ciklistik të vendit.

Itinerari Vlorë – Kuç – Qeparo – Himarë – Vlorë, me gjatësi 153 km, ishte një nga etapat më të vështira dhe njëkohësisht më të bukura të këtij turi. Gara nisi rreth orës 12:00 nga Lungomare, Vlorë, dhe përfundoi rreth orës 16:00.

I pari që mbërriti në finish ishte britaniku Kallum Meklot, i cili triumfoi pas një rivaliteti të fortë deri në fund të etapes. Aktualisht, Rrethi Ciklistik kryesohet në total nga holandezi Tom Xhokmans.

Në përfundim të garës, vetë fituesi u shpreh i kënaqur me arritjen në finish, duke e cilësuar garën si shumë të vështirë, por gjithashtu edhe shumë të bukur. Rrethi i 82-të Ciklistik mbyllet të premten, më datë 30 maj, me etapen e fundit: Vlorë – Fier – Lushnjë – Fier.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)