ESPN zgjedh trajnerin më të mirë të sezonit të shkuar
Në fundin e një sezoni futbollistik ka vend për bilance.
Këtë ka zgjedhur të bëj rrjeti amerikan i televizionit, ESPN, që në fokusin e saj ka vendosur trajnerët. Kjo e fundit ka vlerësuar teknikët për sezonin fantastik që kanë dhuruar me skuadrat e tyre, ku vihen re pak surpriza.
Sipas ESPN, ai që ka shkëlqyer më shumë nën drejtim sezonin që sapo u mbyll është Pep Guardiola. Spanjolli fitoi gjithçka me Manchester Cityn, duke e kulmuar me trofeun e UEFA Champions League. Anglezët triumfuan në tre turne dhe meritë të veçanta ka edhe 52-vjeçari, duke e merituar plotësisht kreun si trajneri më i mirë i sezonit.
Pas tij gjendet Carlo Ancelotti, që pavarësisht se u kënaq vetëm me një Kupë Mbreti, italiani udhëhoqi Real Madrid drejt rezultateve pozitive si në Spanjë ashtu edhe në kompeticionet Europiane.
Kthimi i Napolit si kampion Italie kanë rritur kreditet e Luciano Spallettit. Italiani gjendet në vendin e tretë në këtë renditje spcciale, duke marrë merita për titullin në Serie A.
Pas tij gjenden emra kryesisht nga kampionati anglez, si Arteta, Klopp, Ten Hag dhe De Zerbi Lionel Scaloni që fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, ndërsa dhjetë vendet e para plotësohen nga Inzaghi i Interit dhe Çavi që fitoi titullin e La Liga në sezonin e parë të plotë në drejtimin e Barcelonës.