Espanyol drejt rënies, Keidi Bare ‘shkund’ skuadrën: Ndaj Cadiz duel për ‘jetë a vdekje’

Keidi Bare ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për strintin final me Espanjolin.

Mesfushori i kombëtares shqiptare është i bindur se skuadra katalanase ka potencialin për të siguruar mbijetesën në La Ligën spanjolle dhe ka ardhur koha për të fituar.

“Nuk është koha për të fituar me fjalë, porn ë fushë. Do të japim gjithçka për të arritur tek objektivi ynë dhe këtë do e vërtetojmë me fakte. Kundër Cadiz kemi një mundësi për të fituar dhe për të bërë gjërat siç duhet. Është një duel për jetë a vdekje dhe theksoi se Espanjol është e fokusuar totalisht për të marrë pikët e plota,” tha mes të tjerash Bare. 

Bare është shndërruar në lojtarin kyç për skuadrën e Espanjolit, diçka që e ka ndihmuar për të qënë pjesë stabël edhe e kombëtares shqiptare. Mesfushori qëndroi në infermieri për më shumë se tre muaj, periudhë në të cilën Espanjol zhgënjeu tifozët. Në 6 ndeshjet e fundit, skuadra ku shqiptari prej tre sezonesh, nuk ka koleksionuar asnjë pikë, duke rrezikuar rënien në La Ligën 2.