“Është urgjente” – OSBE/ODIHR: Financimi i partive dhe përdorimi i burimeve shtetërore duhet të zgjidhen nëse Shqipëria do të bëjë progres drejt BE

Vëzhguesi i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit: Financimi i partive dhe përdorimi i burimeve shtetërore duhet të zgjidhen nëse Shqipëria do të bëjë progres drejt BE

Vëzhguesi i OSBE/ODIHR, Björn Söder, ka komentuar zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri, duke theksuar se disa prej rekomandimeve të rëndësishme për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme mbetën ende të paadresuara.

Në deklaratën e tij për mediat, Söder tha se duhet të zgjidhen çështjet që lidhen me financimin e partive politike dhe përdorimin e burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve, nëse Shqipëria dëshiron të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Financimi i partive politike dhe përdorimi i burimeve shtetërore mbeten sfida të rëndësishme që duhet të adresohen. Është urgjente që Shqipëria të bëjë progres në këtë drejtim nëse dëshiron të avancojë në procesin e integrimit në BE. Këto janë çështje thelbësore për demokracinë dhe transparencën e zgjedhjeve,” deklaroi Söder.