“Është topi i Mato Grudës!” Braçe ironizon KAS-in për shpalljen e pavlefshme të një vote me simbolin e “pazakontë”

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar me tone ironike dhe kritike ndaj vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), i cili po kryen procesin e rinumërimit të votave në Tiranë për zgjedhjet e pjesshme të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe publikoi një fletë votimi që sipas tij është shpallur e pavlefshme nga KAS vetëm për shkak të simbolit të përdorur në vend të shenjave të zakonshme. Në vend të një kryqi apo vije, votuesi kishte vendosur një shenjë të cilës Braçe i referohet si “topi i Mato Grudës”, një simbol me ngjashmëri fallike, që është bërë objekt ironie nga ana e deputetit.

“Është topi i Mato Grudës! Në rregulloren e KQZ-së nuk ka asgjë që ndalon përdorimin e një simboli të tillë nëse është brenda kutisë përkatëse. Kjo është një shenjë që tregon vullnetin e zgjedhësit, si çdo tjetër,” shkruan Braçe, duke denoncuar qëndrimin sipas tij arbitrar të KAS për shpalljen si të pavlefshme të votës.

Braçe solli në vëmendje edhe një rast tjetër gjatë rinumërimit, ku në vend të një kryqi apo simboli standard, një votues kishte vendosur një zemër në kutinë e Partisë Socialiste, dhe ajo ishte konsideruar e vlefshme nga KAS.

“Pra një zemër është e vlefshme, por ‘topi i Mato Grudës’ jo? Po çfarë rregulli është ky?!”, ironizoi deputeti.

Reagimi i deputetit socialist Erion Braçe:

JO PER VOTAT E MIA;

PER VOTAT E NJEREZVE!

VOTA NE FOTON E PARE ESHTE NUMERUAR DJE;

ISHTE NE NJE NGA KUTITE E NJESISE NR5 DHE ESHTE VOTE VETEM PER PARTINE!

KAS E KA SHPALLUR TE PAVLEFSHME!

PO PERSE?

Perse nje vullnet i shprehur me Topin e Mato Grudes eshte konsideruar e pavlefshme?

Perse KAS kete shenje e quan te pavlefshme?!

Pse zemra eshte e vlefshme dhe topi i Matos jo?!

Me ne fund dje, nje mil qe arkivon, me dergoi elektronikisht MANUALIN E KQZ PER VOTEN E PAVLEFSHME!

Ne asnje nga shembujt e KQZ, TOPI I MATOS NUK E BEN VOTEN E PAVLEFSHME; SHIHINI!

Madje ne MANUALIN E KQZ, asnje nga shembujt per voten e pavlefshme NUK PERPUTHET ME SHUMICEN E VOTAVE TE PAVLEFSHME QE PO SHPALL KAS!

Shiheni foton E PESTE ne rradhe: NE CILIN NGA SHEMBUJT E KQZ PER FLETET E PAVLEFSHME PERFSHIHET E SHPALLET E PAVLEFSHME KJO VOTE?!

Si kjo jane me dhjetera!

TANI, NESE KAS MENDON SIC E KA SPJEGUAR VETE NE KETE SHKRIMIN NE FOTON E TRETE E TE KATERT SE “ERION BRACE KA BLERE VOTE E PER TA KONTROLLUAR KA URDHERUAR KRYQIN TEK EMRI”, OK TA THOTE ME VENDIM TE QARTE KETE PER TE 129 VOTAT NE 740 KUTI;

Vetem se duhet te spjegoj se si blohet nje vote per cdo 6 kuti!

E thjeshte, behet!