“Është shtatzënë”- I dhanë fund romancës së tyre, Don Xhon flet për marrëdhënien me modelen ruse: Lidhja ishte shumë e fortë
Reperi i njohur Don Xhon ka folur për marrëdhënien me ish-partneren e tij, modelen ruse Ariana Lirey.
Ai është shprehur se lidhja e tyre ka qenë shumë e fortë, duke shtuar se tashmë Ariana është shtatzënë me dikë tjetër.
Don Xhon shtoi se kanë kaluar shumë mirë së bashku dhe se Ariana është shumë e ëmbël.
“Oh rusja, o Zoti mos ma vraftë atë. Rusja është shtatzënë çka me thënë, ka qenë shumë gjë e fortë lidhja me të”, u shpreh ai.
Ndëra shtoi: “Kam kaluar shumë mirë. Është shumë e ëmbël”.
Ariana Lirey tashmë është e martuar dhe po pret që të bëhet nënë për herë të parë.
Romanca e reperit të njohur shqiptar me modelen ruse Ariana Lirey ishte ndër më të komentuarat në mediat rozë.
Por, ish-çifti i dhanë fund marrëdhënies dhe shkëputën çdo raport me njëri-tjerin.
“Jo, nuk komunikojmë. Dhe sinqerisht, nuk ka kuptim. Ndihem mirë vetëm, gjithçka ndodh në jetë. Të gjithë njerëzit që takojmë në jetë janë thjesht një fenomen i përkohshëm”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Ariana Lirey e ka hedhur pas krahëve romancën me reperin dhe po pret fëmijën e parë me producentin e muzikës, 1Bula.